27 Prill 2024

BE: Vonesat në miratimin e Speciales, të pajustifikueshme

Prishtinë, 29 korrik - Bashkimi Evropian nuk i justifikon aspak vonesat e Qeverisë dhe të Kuvendit sa i përket themelimit të Gjykatës Speciale.

Zyra e Brukselit në Prishtinë konsideron se qe një kohë të gjatë janë krijuar kushtet për t’u themeluar Specialja. Por, në përgjigjen që i kanë dërguar gazetës ata nuk kanë treguar nëse janë në kontakt me Qeverinë dhe cilat janë ngecjet.

Ata kanë lënë të nënkuptohet se nuk mund të ketë asnjë ndryshim nga versioni i parë i amendamentit, sa i përket asaj se si do të funksionojë Gjykata Speciale, shkruan “Koha Ditore”.

“Qe një kohë të gjatë, çdo gjë ka qenë e gatshme për miratimin e amendamenteve kushtetuese dhe ligjit”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE-së. “Vonesat e mëtejshme nuk mund të justifikohen”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)