18 Prill 2024

Zef Shala zgjedhet në komisionin për Ndihmë Shtetërore

Prishtinë, 28 korrik - Platforma Civikos, pas mbylljes së procesit të votimit për përfaqësuesit e shoqërisë civile në komisionin për Ndihmë Shtetërore, organzoi numrimin e votave në prani të vëzhguesve në zyrat e Platformës Civikos.

Në mënyrë që procesi i numërimit të votave të jetë sa më transparent, Platforma Civikos ka ftuar në cilësinë e vëzhguesve përfaqësues të OSHC-ve, që kanë nominuar, votuar dhe nga Ministria e Financave.

Pas verifikimit të listës së votuesve, u numëruan të gjitha votat, prej të cilave të gjitha ishin të vlefshme. Gjithsej ishin 13 votues.Pas numërimit të votave, Zef Shala mori gjithësej 9 (nëntë) ndërsa Bujar Burjani gjithësej 4 (katër) vota.

Për të gjithë ata që janë të interesuar për procesin e numërimit apo të shikojnë fletëvotimet, këtë mund ta bëjnë deri të premtën, 31 Korrik, në sekretariat të Platformës CiviKos.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)