24 Prill 2024

Aleanca e të Rinjve të Kosovës: “Të izoluar, deri kur?!”

Prishtinë, 28 korrik - Nën organizimin e Aleancës së të Rinjve të Kosovës (ARK), organizata rinore e AAK-së, ku morën edhe të rinjtë e Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe organizatat joqeveritare NDI, CAS dhe FES, sot në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, u mbajt tryeza me temë “Të izoluar, deri kur!?”, që kishte për temë, trajtimin e liberalizimit të vizave.

U zhvillua një debat i gjerë e i hapur i panelistëve në tryezë, rreth asaj se kush është realisht fajtori i ngecjes në liberalizimin për Kosovën, Qeveria e Kosovës e cila nuk po i përmbushë kriteret e përcaktuara, apo rezervat dhe hezitimet e Bashkimit Evropian që të pranojnë shtrirjen e liberalizimit për vendet e Ballkanit.

Panelistët nga Aleanca e të Rinjve të Kosovës, nikoqirja Diellza Hoti, kryetare e ARK-së dhe Nënkryetari Drin Veselaj, dhe bashkëbisedues të shumtë, nxorën disa nga arsyet e ngadalësimit të këtij procesi, ku u nënvizua neglizhenca e qeverisë në përmbushjen e obligimeve dhe kritereve për liberalizim.

U përmenden edhe arsyet qenësore të ngadalësimit të këtij procesi, si numri i madh i vizave të refuzuara nga vendet e BE-së, që kanë ambasada në Kosovë, numri i madh i qytetarëve që po qëndrojnë ilegalisht në vendet e zonës Shengen, prodhimi i rritur i azilkërkuesve nga Kosova, migrimi i vazhdueshëm i qytetarëve të Kosovës, që ka bërë trefishimin e numrit të migrimeve që nga viti 2013 etj.

Për të gjitha këto, u konkludua se adresë e kësaj situate të rënduar është politika e gabuar dhe dështimi i Qeverisë së Kosovës.

Panelistët konkluduan se për të arritur liberalizimin e vizave, si një prej objektivave që do t’i hapte rrugët e zhvillimit të vendit dhe të lëvizjes së lirë në Evropë edhe për kosovarët, është e domosdoshme që institucionet e vendit të punojnë në këto rekomandime; zbatimin e plotë të ligjeve, hapjen e vendeve të rejat të punës, si mënyrë e parandalimit të migrimit të popullsisë dhe në specializimin e gjykatësve dhe të prokurorëve si dhe rritjen e pagave dhe stimulimit të tyre në punë, në mënyrë që të funksionojnë paanshëm dhe profesionalisht.

Liberalizimi i vizave është rubikoni të cilin patjetër duhet ta kalojnë qeveria dhe institucionet e vendit, në të mirë të një të ardhme më të sigurt për rininë e Kosovës, vecanërisht.

Aleanca e të Rinjve të Kosovës do të organizojë edhe tryeza të tjera për temat e rëndësisë së vecantë për vendin dhe rininë e tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)