24 Prill 2024

Haliti: Specialen e votojmë edhe në kohë pushimesh

Prishtinë, 27 korrik - Kryesia e Kuvendit të Kosovës është e gatshme ta thërrasë në çdo çast seancën për të miratuar amendamentin për Gjykatën Speciale, edhe në rast se deputetët do të jenë me pushime.

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti tha të hënën pas mbledhjes së Kryesisë se deputetët duhet të jenë të gatshëm në çdo moment nëse lajmërohen për të ardhur në Kuvend, nëse qeveria është e gatshme për rivotim të amendamentit kushtetues.

“Nuk kemi pasur deri më sot asnjë kërkesë për riprocedim. Qeveria e Kosovës, sipas Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit, i ka mundësitë që ta thërrasë seancën për riprocedim të amendamenteve kushtetuese dhe të caktojë kohën kur ata janë gati dhe kur i kanë kushtet për ta sjellë.\"

\"Edhe nëse do të na duhet të mos shkojmë me pushime më 1 gusht nuk ka ndonjë problem. Edhe nëse do të jetë e nevojshme të mbajmë një seancë gjatë periudhës së pushimeve për një çështje urgjente, deputetët do të duhet të jenë në krye të detyrës”, deklaroi Haliti.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)