24 Prill 2024

Nuk procedohen amendamentet për Specialen

Prishtinë, 27 korrik -  Kryesia e Kuvendit të Kosovës, as në mbledhjen e sotme, nuk ka marrë vendim për çështjen e amendamenteve kushtetuese për Gjykatën Speciale.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se deri më tani Qeveria e Kosovës nuk ka sjellë asnjë kërkesë për Gjykatën Speciale. Ai ka deklaruar se në momentin kur do ta marrin një kërkesë nga Qeveria e Kosovës, ata do ta trajtojnë këtë temë.

Kuvendi i Kosovës, të enjten do të mbajë seancë në të cilën do t’i trajtojë disa çështje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)