29 Mars 2024

Këtë javë nuk diskutohet për Specialen

Prishtinë, 7 korrik -Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar se as këtë javë nuk do të procedohen për në Kuvend ndryshimet kushtetuese, të cilat i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

“Në këtë të enjte nuk do t’i procedojmë ndryshimet kushtetuese për Gjykatën Speciale. Në momentin kur nuk do t’i procedojmë, as nuk do të diskutohet. Për javën e ardhshme të shohim”, ka thënë Veseli sot pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.


Në këtë kontekst Veseli ka thënë se presin nga Qeveria e Kosovës që t’i procedojnë në Kuvend amendamentet kushtetuese për Gjykatën Speciale. “Ne e kemi një rregull me të cilën procedojmë në Kuvend. Faktikisht ne presim nga Qeveria e Republikës së Kosovës që ta marrë iniciativën, pastaj Kryesia e Kuvendit i procedon. Realisht kjo është”, është shprehur ai.

Veseli ka bërë thirrje që të ruhet partneriteti me SHBA-në dhe partnerët perëndimorë. “Ajo çfarë dëshiroj të ritheksoj është se ne, në këtë kohë, duhet ta ruajmë partneritetin me SHBA-të dhe partnerët tanë perëndimorë. Nga kjo situatë duhet të dalim sa më të bashkuar”, ka thënë Veseli.

Ai ka folur edhe për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sipas Veselit, ky asociacion duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.(epoka e re)

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)