19 Prill 2024

Beteja e Loxhës shquhet për organizim ushtarak

Prishtinë, 6 korrik – Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa mori pjesë në Akademinë Përkujtimore me rastin e 17 vjetorit të Betejës së Loxhës.

Nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, është mbajtur sot në Prishtinë Akademi Përkujtimore kushtuar luftëtarëve të lirisë të rënë në betejën e lavdishme të Loxhës: Rrustem Bruqi, Lumni Surdulli dhe Enver Alaj. Në këtë Akademi, me pietet të lartë është përkujtuar edhe Komandanti i Zonës së III-të të Dukagjinit dhe i Betejës së Loxhës, Kolonel Tahir Zemaj.

\"Beteja e Loxhës shquhet për organizim ushtarak dhe bashkëpunim me banorët e Loxhës dhe të fshatrave përreth. Prandaj, sot, kjo betejë kujtohet në shkëlqimin e saj të plotë. Ajo është sinonim i një fitoreje të arritur nga bashkërendimi i shkëlqyer i strategjisë së prijësve të saj me ushtarët e tyre, të cilët njihnin dhe vlerësonin hierarkinë e gradës ushtarake, njihnin dhe respektonin institucionet legjitime të Kosovës\", ka theksuar ai.

Sipas tij Për fat të keq, veprat e mëdha shpeshherë bëhen të kobshme për autorët e tyre. Shuarja e parakohshme e kolonelit Tahir Zemaj është fundi më absurd që mund të kishte një çlirimtar si ai, një Hero i Kosovës. Strategu i fitores në Betejën e Loxhës u vra në kohën e lirisë, në një pritë klasike, që i kishin vënë armiqtë e Kosovës, në fillim janarin e vitit 2003. Bashkë me Tahirin u vranë edhe i biri i tij, Enisi, dhe kushëriri i tyre, po ashtu shumë i ri, aktivisti i devotshëm Hasan Zemaj.

\"Ky akt qyqar pati indinjuar tërë Kosovën, po edhe miqtë tanë kudo në botë, duke nxitur reagime të menjëhershme, ndër të cilat veçohen ato të Presidentit Ibrahim Rugova dhe të Senatorit Bob Doll\", ka theksuar ai.

Sipas tij Për meritat e tij të jashtëzakonshme për lirinë dhe pavarësinë e vendit, si dhe të ndërtimit të institucioneve të Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës dekoroi në korrik të vitit 2010 kolonel Tahir Zemajn me Urdhrin “Heroi i Kosovës”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)