28 Mars 2024

Ymeri: Mustafa po na përgatit për kompromisin e radhës mbi Zajednicën

Prishtinë, 5 korrik -  Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se Kryeministri Isa Mustafa përmës farsës së transparencës po dëshiron të na përgatisë për kompromisin e radhës mbi Zajednicën.

\"Dikur thoshte se me të ardhur në pushtet do të ndërrohet qasja në bisedime, kurse sot 6 muaj pas krijimi të Qeverisë jemi dëshmitarë se e gjithë energjia Kosovës po i shkon në negociata me Serbinë e në Gjykatën Speciale të imponuar po nga Serbia. S’duhet harruar se kompromisi mbi Zajednicën është bërë me t’u pranuar Marrëveshja e 19 Prillit, e diskutimet mbi formën e Asociacionit janë vazhdim i tij\", ka shkruar ai në \"Facebook\".

Sipas tij më këtë qasje, Isa Mustafa do të mbahet mend si ndjekësi më besnik i politikave të PDK-së drejt krijimit të entitetit autonom serb brenda Kosovës.

\"Por ai duhet ta ketë të qartë që ndarja e Kosovës përmes Zajednicës është e papranueshme\", ka theksuar ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)