23 Prill 2024

Gorani: Për asociacionin do të arrihet një lloj kompromisi

Prishtinë, 5 korrik -  Njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë kanë vlerësuar se lidhur me çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, palët do të detyrohen të arrijnë një kompromis.

Analisti i çështjeve politike, Dukagjin Gorani, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ka shprehur mendimin se zgjidhja që do të arrihet ndërmjet kryeministrave, të Kosovës dhe Serbisë, për çështjen e Asociacionit, do të jetë në kuptimin e ndërmjetëm, të një organizate joqeveritare dhe të një entiteti, i cili ka kompetenca më të zgjeruara publike.

Sipas tij, kompetencat e tilla që mund të interpretohen si publike, në fakt, ka të ngjarë që të jenë edhe ekzekutive në disa fusha të kufizuara shoqërore.

“Qëllimi i çdo procesi negociator është kompromisi, e jo shtyrja e agjendës së njërës po tjetrës palë. Këto që flasin dy kryeministrat, të Serbisë dhe të Kosovës, opinioneve të veta, këto janë pozicione publike dhe punë koti. Meqenëse dita e vendimit po afrohet, deklarimet e tyre, nëse janë në disproporcion me atë që vendoset në Bruksel, atëherë vetëm se do ta vështirësojnë pozitën e tyre. Pra, një lloj kompromisi do të arrihet”, konsideron Gorani.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, ditë më parë kanë theksuar se pala e Kosovës është e gatshme për takimin e radhës me palën e Serbisë, në kuadër të dialogut në Bruksel, të nivelit të kryeministrave. Sipas tyre, është në dorën e Bashkimit Evropian se kur do ta caktojë takimin e ardhshëm. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)