23 Prill 2024

Murphy: Të fuqizohet pozita e femrës kosovare

Prishtinë, 5 korrik - Pozita e femrave, e veçanërisht e atyre që jetojnë në zona rurale, duhet të përmirësohet në mënyrë që Kosova të ketë qasje më të lehtë në strukturat evropiane.

Një fuqizim më i madh i gruas, do të ndikonte edhe në zvogëlimin e numrit të martesave në moshë të re, ndërsa i bën femrat më të fuqishme në vendimmarrje.

Kështu vlerëson në një intervistë dhënë “Zërit”, Therese Murphy, drejtoreshë e Institutit Evropian për Barazi Gjinore.

Ajo ka vizituar Kosovën disa javë më parë në kuadër të një punëtorie me qëllim që ta ndihmojnë shtetin më të ri të Evropës dhe vendet tjera paraaderuese “për të ndërtuar kapacitete në mënyrë që të jenë të përgatitura t’i bashkohen BE-së në të ardhmen”.

Ajo thotë se Kosova ka shumë sfida, por si e tillë nuk është e vetme. Edhe vetë vendet e BE-së, sipas saj, kanë probleme sa i përket barazisë gjinore.

/zeri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)