23 Prill 2024

Kosova, gati për misionin faktmbledhës

Prishtinë, 4 korrik -  Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka bërë me dije se javën e ardhshme do të finalizohen të gjitha përgatitjet teknike në nivel qendror dhe lokal për ta pritur misionin faktmbledhës të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave, i cili do të vijë në Kosovë më 13 korrik.

Në një intervistë për “Epokën e re”, ai ka thënë se presin që misioni faktmbledhës ta vlerësojë në mënyrë strikte dhe fer gjendjen reale në Kosovë.

Çollaku ka shtuar se institucionet e Kosovës mbesin të përkushtuara që procesi i liberalizimit të vizave të përfundojë sa më shpejt.

Ai ka thënë se sa i përket procesit të liberalizimit të vizave Kosova ka bërë hapa pozitivë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)