19 Prill 2024

Mbahet Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane

Prishtinë, 3 korrik - Në mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane , të kryesuar nga kryetarja e Komisionit, Teuta Sahatqija, u shqyrtuan dhe u përkrahën për procedim në seancë plenare pesë projektligje me amendamentet e komisioneve funksionale, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Siç janë: Projektligji Nr. 05/L-22 për Armë, Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-246 për Pajisje me Armë, Municion dhe Paisje Përkatëse të Sigurisë për Institucionet e Autorizuara Shtetërore për Siguri, Projektligji Nr. 05/L-29 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, Projektligji Nr. 05/L-28 për Tatimin në të Ardhurat Personale, si dhe Projektligji Nr. 05/L-37 Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

Ndërkaq, sa i përket Projektligjit Nr. 05/L-15 për Letërnjoftim, Komisioni u dakordua që ky projektligj t\'i kthehet komisionit funksional për rishqyrtim, përkatësisht neni 9 i këtij projektligji, që ka të bëjë me identitetin kombëtar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)