25 Prill 2024

Diskutohet për Planin e Përbashkët të Zhvillimit 2016 -2020

Prishtinë, 3 korrik - Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë  dhe autoritetet e Kosovës janë mbledhur sot me qëllim që të diskutojnë draftin e dokumentit për planifikim strategjik afatmesëm, i cili përfaqëson kornizën e punës së saj për asistencë zhvillimore, respektivisht \"Planin e Përbashkët për Zhvillim i OKB-së 2016- 2020’ (CDP).

Dokumenti përvijon përpjekjet kolektive të përkthyera në programe dhe projekte të përbashkëta të anëtarëve të Ekipit të Kombeve të Bashkuara (UNKT) dh partnerëve.

Plani përmban edhe disa rezultate që janë në përputhje me prioritetet strategjike që aktualisht po inkorporohen nga autoritetet qendrore dhe lokale në procesin e hartimit të planit strategjik për zhvillim në Kosovë. Tri fusha që UNCDP i ka cilësuar si prioritare janë:

I.    Qeverisja dhe sundimi i ligjit;
II.    Përfshirja sociale; dhe
III.     Mjedisi dhe shëndeti

Plani është zhvilluar duke pasur parasysh përforcimin e kontributit të agjencive të OKB-së në drejtim të integrimit të Kosovës në familjen Evropiane.

Pjesëmarrësit janë informuar mbi strukturat për zbatim dhe hapat e domosdoshëm për të siguruar monitorimin e progresit të CDP-së në bashkëpunim me institucionet e Kosovës, me qëllim të elaborimit të mëtutjeshëm të planit.
Me këtë rast, z. Andrew Russel, Koordinator i OKB-së për Zhvillim theksoi: “Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë prezanton këtë plan si një kontribut modest për ballafaqimin me shumë sfida  në Kosovë. Zotimi ynë, si gjithmonë, mbetet përkrahja e pronësinë lokale t lidershipin lidhur me proceset zhvillimore, dhe me përafrimin e veprimeve me partnerët nga Kosova.”

 
Ministri Agani theksoi mes tjerash se: “UNCDP para nesh është mjaft mbresëlënës, posaçërisht sepse merr parasysh përparësitë më të mëdha që ka Kosova, rininë dhe resurset humane, dhe se përqendrohet në tri sfera prioritare. Posaçërisht përqendrimi në sferën e mjedisit dhe shëndetit   është definuar mjaft mirë dhe përkon me interesin më të mirë të Kosovës për zhvillim dhe ardhmëri të qëndrueshme” ,

Zv. Ministri i financave, z. Agim Krasniqi me këtë rast theksoi: “Është e qartë nga prezantimi se ekziston një sinergji në punën tonë të përbashkët. Prioritetet tona janë të ngjashme me ato të prezantuara në këtë dokument. Na pikëpamja e Ministrisë së financave, ne do të vazhdojmë të punojmë për të siguruar stabilitetin makro-financiar në Kosovë, përkundër vështirësive financiare me të cilat është duke u ballafaquar rajoni ynë, në mënyrë që UNCDP dhe strategjitë e tjera zhvillimore të mund te zbatohen në mënyrë efikase dhe të rrihet niveli i dëshiruar i zhvillimit ne mënyre sistematike dhe të qëndrueshme.”

Z. Demush Shasha sekretar permanent në Ministrinë e Integrimit Evropian deklaroi: ”Ndjej se UNCDP është dokument yni i përbashkët, sepse është zhvilluar bashkërisht dhe në komunikim të vazhdueshëm me ne. Plani zhvillimor të cilin ne jemi duke e zhvilluar është komplementar me UNCDP-në.”

Si rezultat i këtyre diskutimeve, grupet u pajtuan që ato të reflektohen në versionin përfundimtar të dokumentit. Ky takim i parapriu ngjarjes së finalizimit dhe publikimit të CDP, që do të mbahet në fund të këtij viti.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)