19 Prill 2024

Engel: Gjykata Speciale, e keqja e domosdoshme

Prishtinë, 3 korrik - “Në mes të dy zgjidhjeve të këqija - Gjykatës Speciale apo Gjykatës së OKB-së, mes dy të këqijave, Kosova duhet ta zgjedhë të keqen më të vogël, e ajo është themelimi i Gjykatës Speciale nga vendorët e jo t’i lihet OKB-së, ka thënë kongresisti amerikan Eliot Engel.

Në një intervistë për “Koha Ditore”, Engel që është anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme me ndikim në Dhomën e Përfaqësuesve, ka folur për Gjykatën Speciale si një domosdoshmëri e “dhimbshme” për Kosovën.

“E di që kjo është e padrejtë”, ka thënë ai, por ka shtuar se megjithatë Kosova duhet të dëshmoj që nuk ka asgjë për të fshehur.

Lobisti i njohur për çështjen e Kosovës ka paralajmëruar rreziqe nëse i lihet OKB-së ta themelojë gjykatë e cila do t’i trajtojë pretendimet që dalin nga raporti i Këshillit të Evropës, “marrë parasysh qëndrimin e Rusisë, Serbisë e vendeve tjera jo miqësore karshi Kosovës”.

Engel ka folur edhe për dialogun me Serbinë, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë, tolerancën ndërfetare dhe rrezikun nga rritja e ekstremizmit fetar.

 

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)