29 Mars 2024

Mustafa: 2 Korriku, ngjarje në historinë e Kosovës

Prishtinë, 2 korrik - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e 25 vjetorit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për këtë ditë të shënuar në kalendarin historik të shtetit të Kosovës.

Në urim, kryeministri Isa Mustafa thekson se Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990, është dëshmi e vullnetit, përkushtimit dhe përpjekjeve të pareshtura të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci.

Kryeministri Isa Mustafa thekson se kjo datë shënon një ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë e Kosovës dhe të popullit të saj.

 Me këtë rast, kryeministri Isa Mustafa poashtu ka shprehur mirënjohjen e Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës për delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, për vendosmërinë dhe vizionin e treguar me rastin e shpalljes së Deklaratës Kushtetuese, në rrugën drejt realizimit të vullnetit të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)