26 Prill 2024

Thaçi: 2 Korriku, akt historik i delegatëve të Kosovës

Prishtinë, 2 korrik -  Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, me rastin e shënimit të 25-vjetorit të Deklaratës Kushtetuese, ka thënë se kthesa historike e nisur nga gjeneratat e kaluara, filloi ta marrë formën që nga 2 korriku i vitit 1990.

“Dita e sotme na kthen në kujtesë 25 vite më parë, për t’i përkujtuar momentet e shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut të vitit 1990. Një akt historik ky i delegatëve tanë, që ishte edhe personifikim i aspiratave të popullit tonë asokohe për mëvetësi shtetërore e territoriale. Kthesa historike, e nisur nga shumë gjenerata me parë, filloi duke marrë formë që nga kjo kohë!”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në “Facebook”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)