18 Prill 2024

Shënohet 25-vjetori i miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990

Prishtinë, 2 korrik - Kuvendi i Republikës së Kosovës sot mban seanca solemne në të cilën do të shënohet 25-vjetori i miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990. 

Në seancën e dytë Kuvendi do të bëjë zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Po në këtë seancë do të bëhët cotimi i Projektligjit për ndyshimin dhe pltësimin e Ligjit për patenta dhe votimi i Projektligjit për ndyshimin dhe pltësimin e Ligjit për markat tregtare.

Gjithashtu kuvendi do të bëjë shqyrtimin e parë t Projektligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit, shqyrtimin e Propozim-vendimit të Ministrisë së Drejtësisë për formimin e Komisionit për dhënien e provimit të jurisprudencës, shqyrtimin e Raportit vjetor për gjendjen në Shërbimin Civil të Reublikës së Kosovës për vitin 2014.

Po ashtu do të bëhët edhe emërimi i anëtarit në Këshillin Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës, si dhe formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.

Njëherit do të shqyrtohet edhe kërkesa e deputetes Albulena Haxhiu, e mbështetur nga 15 deputetë nënshkrues, për debat parlamentar lidhur me veprimtarinë e misionit të BE-së në Republikën e Kosovës si dhe kërkesa e Komisionit për Zhvillim ekonomik, infrastrukturë, tregti dhe industri për shtyrjen e afatit për shqyrtimin e Projektligjit për Digjitalizimin e transmetimeve radiodifuzive tokësore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)