16 Prill 2024

Jahjaga kërkon themelimin Komisionit për të mbijetuarit e dhunës seksuale

Prishtinë, 1 korrik - Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ka deklaruar se Qeveria e vendit të marrë sa më parë vendimet e nevojshme që do t’i hapin rrugën formimit të Komisionit Qeveritar për verifikimin dhe njohjen e statusit për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës.

Jahjaga në takimin e katërt të Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës, ka theksuar se duhet të vazhdojmë të jemi të përkushtuar dhe vigjilent që procesi i njohjes së statusit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës të mbetet një proces i denjë, i përgjegjshëm që në qendër të tij të ketë gjithmonë, në çdo hap, mirëqenien e të gjithë të mbijetuarve.

\"Para disa javësh Kosova mbushi faqet e mediave botërore me imazhet e instalacionit artistik “Mendoj për ty” të Alketa Xhafa-Mripës, imazhin e mbi 5000 fustane të varura në stadiumin e Prishtinës, të cilat flisnin për krimin mizor të kryer mbi popullatën e pafajshme të Kosovës. Ndërsa ne atë ditë, shënonim një ditë të shenjtë për vendin tonë, ditën e çlirimit, fustanet e ardhura nga cepa të ndryshme të vendit, nga vende të ndryshme të botës, nga Nju Jorku, nga Britania e Madhe të dhënë nga Baronesha Anelay, nga Cherie Blair, nga Rita Ora që nderuan në këtë mënyrë forcën e grave të Kosovës, dëshmuan një padrejtësi të madhe, kërkuan nga ne që të përmbushim obligimin qytetar, institucional si dhe ndërkombëtar për t’i thënë jo këtij krimi, për t’i thënë jo stigmës ndaj të mbijetuarve dhe për të vepruar me përkushtim të palëkundur për të gjetur drejtësi për to\", ka theksaur ajo.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)