25 Prill 2024

Kosova nuk lëshon pe për Asociacionin

Prishtinë, 1 korrik - Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka bërë me dije se në mes të Prishtinës dhe Beogradit të martën në Bruksel është arritur pajtueshmëri për kodin telefonik të Kosovës.

Ndërsa, sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Tahiri ka deklaruar se nuk kanë arritur pajtueshmëri për shkak se pala serbe në mënyrë indirekte ka kërkuar që ky asociacion të ketë kompetenca ekzekutive.

“Dialogu në nivel të kryeministrae ka qenë maratonik dhe në agjendë kanë qenë katër temat e njohura tashmë: telekomi, energjia, asociacioni dhe heqja e barrikadës nga ura e lumit Ibër. Për të gjitha këto ka pasur bisedime.\"

\"Temë qendrore kanë qenë bisedimet për telekomin dhe asociacionin. Mund t’ju njoftoj se për telekomin, përkatësisht për kodin telefonik, tashmë është arritur pajtimi në parim dhe në takimin e radhës në mes të dy kryeministrave mund të bëhet edhe aprovimi final politik”, ka thënë Tahiri, duke shtuar se ka pasur tensione, por edhe përparime në këtë raund të dialogut.

Sa i përket Asociacionit, Tahiri ka thënë se ua kanë bërë të qartë Bashkimit Evropian dhe Serbisë, se Kosova nuk do të pranojë që asociacioni i komunave serbe të ketë kompetenca ekzekutive.

“Marrëveshja e Brukselit e bën të qartë se Asociacioni duhet të themelohet dhe duhet të funksionojë sipas ligjeve të Kosovës dhe Kushtetutës së Kosovës. Pra qëndrimet tona janë të ndërtuara mbi Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet e Kosovës. Ne ua kemi bërë të qartë këtë se Asociacioni assesi nuk do të ketë kompetenca ekzekutive”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)