29 Mars 2024

Engel sot nis vizitën në Kosovë

Prishtinë, 30 qershor - Ligjvënësi amerikan, Eliot Engel, do të qëndrojë për një vizitë në Kosovë nga e marta deri të dielën më 5 korrik.

Engel, anëtar i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara,  demokrat nga Nju Jorku, gjatë kësaj vizite do të takohet me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, me zyrtarë qeveritarë dhe përfaqësues të institucioneve të tjera të Kosovës.

Engel, njihet si mbështetës i fuqishëm i cështjes shqiptare në Ballkan e posacërisht i cështjes së Kosovës.

Përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave joqeveritare thonë se zoti Engël, është një mik i vërtet e shqiptarëve në kongresin Amerikan për më shumë se 25 vjet dhe gjatë kësaj kohe luajti një rol me rëndësi në të gjitha proceset që çuan në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)