20 Prill 2024

Veseli: Fqinjësia e mirë dëshmi në rrugën euroatlantike

Prishtinë, 29 maj - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar një takim me zëvendëskryeministrin e qeverisë së Malit të Zi, Dushko Markoviq.

Bashkëbiseduesit vlerësuan se bashkëpunimi i mirë fqinjësor është vlerë e përcaktimit në rrugën e përbashkët euroatlantike.

Kosova dhe institucionet e saj janë të vendosura të zhvillojnë fqinjësinë e mirë ndërshtetërore në rajon dhe më gjerë, duke respektuar dhe konsideruar pakicat si vlera dhe ura lidhëse në mes të shteteve, ndërsa të drejtat e minoriteteve si vlera universale, theksoi Kryetari Veseli dhe vuri në pah rëndësinë e bashkëpunimit për zhvillimet në rajon në veçanti bashkëpunimin ekonomik.

Z. Markoviq shprehu respekt për punën dhe bashkëpunimin ndërshtetëror, duke theksuar se agjenda e zhvillimit ekonomik mbetet prioritet për rajonin dhe përkushtimin në rrugën e përbashkët të integrimeve rajonale dhe globale. Zëvendëskryeministri malazez konfirmoi përkrahjen e shtetit të tij për rrugëtimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian të saj, duke ofruar edhe përvojën e Podgoricës zyrtare në këtë drejtim.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për demarkacionin e kufirit, evidentimin e malaziasve si kategori kushtetuese në Republikën e Kosovës, si dhe bashkëpunimin në fushën ekonomike dhe ngritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve të të dyja vendeve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)