26 Prill 2024

Përvoja parlamentare e Hungarisë, e mirëseardhur për Kosovën

Prishtinë, 28 maj - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, z. Laszlo Markusz, me të cilin bisedoi për thellimin e bashkëpunimit parlamentar.

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka pasur bashkëpunim të ngushtë me Kuvendin e Hungarisë për legjislacionin që përshpejton rrugën e Kosovës në procesin e euro-integrimeve, gjë të cilën e çmoi lart Kryetari Veseli dhe theksoi se Kuvendi ka nevojë që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen, sepse, kjo rrugë është tashmë duke u finalizuar, veçanërisht pasi Kosova arriti Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit.

Ambasadori Markusz, nga ana e tij, shprehu gatishmërinë për të përkrahur punën e Kuvendit të Kosovës dhe agjendën legjislative sepse përvoja e Hungarisë në procesin e integrimeve është e vlefshme për Kosovën dhe Kuvendin e saj.

Ambasadori hungarez i dorëzoi Kryetarit Veseli ftesën zyrtare për pjesëmarrje në Konferencën e Kryetarëve të parlamenteve të shteteve të Ballkanit perëndimor, që mbahet në Parlamentin e Hungarisë, më 16 tetor 2015, me temën: Bashkimi evropian dhe politikat e sigurisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)