23 Prill 2024

Kuvendi mban sot seancën plenare

Prishtinë, 28 maj - Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë sot mbledhjen plenare, ndërsa në rend do të jenë disa projektligje.

Përveç kësaj, deputetët para vetes në shqyrtim do të kenë një sërë projektligjesh, si atë për Avokatin e Popullit, kundër Diskriminimit, për Barazi Gjinore, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Gjykatat, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Deputetët po ashtu para vetës do të kenë edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurorin e Shtetit, për Përgjimin e Telekomunikimeve dhe Projektligjin për kompensimin e viktimave të krimit.

Seanca e Kuvendit fillon në orën 10:00.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)