19 Prill 2024

Ministri Çollaku udhëton sot për në Suedi

Prishtinë, 26 maj - Ministri i Integrimit Evropian Bekim Çollaku udhëton sot për në Suedi, ku do të zhvilloj takime me zyrtar të lartë të shtetit suedez me qëllim të marrjes së përkrahjes për avancimin e agjendës evropiane të Kosovës si dhe për thellim të bashkëpunimit bilateral.

Ministri do të pritet nga ministrja e Jashtme e Suedisë, znj. Margot Wallstrom, me të cilën do të diskutoj ndër të tjera për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe dialogun për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Takime do të zhvilloj edhe me përfaqësues të institucioneve tjera shtetërore e që përveç procesit integrues në fokus të bisedimeve do të ketë edhe çështjen e përfshirjes së Kosovës në iniciativa rajonale dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Vizita zyrtare në Suedi është në vazhdën e angazhimeve të Ministrit Çollaku për të intensifikuar komunikimin me shtetet anëtare të BE-së, me qëllim të rikonfirmimit të mbështetjes për nënshkrimin e MSA-së dhe përmbylljen me sukses të dialogut për liberalizimin e vizave.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)