25 Prill 2024

Duhet të rritet përfshirja dhe fuqizimi i gruas në qeveri

Prishtinë, 25 maj - Sot, me rastin e hapjes së "Javës së Gruas" në Fushë Kosovë, grave asambleiste të komunave nga Rajoni i Prishtinës, iu drejtua anëtarja e Bordit të Grupit të Grave Deputete, Blerta Deliu - Kodra.

Ajo në fjalën përshëndetëse përmendi rolin e grave deputete në avancimin e barazisë gjinore. Në vijim , znj. Deliu Kodra foli për të arriturat e GGD-së: si blerja e Mamografit Mobil, me anë të të cilit bëhet ekzaminimi i grave në çdo komunë të vendit

\"Ne po bëjmë përpjekje që të rrisim përfshirjen dhe fuqizimin e gruas në Qeveri, komuna dhe në të gjithë sektorët. Për këtë arsye ne kemi qenë të vendosura t\' i themelojmë grupet e grave në komuna, kemi insistuar në kandidimin dhe përkrahjen grave për pozita të rëndësishme, kemi zhvilluar shumë aktivitete për promovimin e të drejtave të gruas, fuqizimin ekonomik etj.\" , theksoi znj. Blerta Deliu - Kodra.

Në takim të pranishmëve iu drejtua edhe kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha, i cili tha se ndikimi i grave nga politika dhe shoqëria civile duhet të depërtojë në çdo familje. Ai përmendi faktin se në Komunën e Fushë Kosovës 50% e të punësuarve janë gra.

Kurse zyrtarja për barazi gjinore Lendita Dervisholli theksoi se në kuadër të "Javës së Gruas" të grupeve të grave nga Rajoni i Prishtinës po fillohet me këtë tryezë , ndërsa do të vazhdohet me takimin me gratë në biznes, gratë në zonat rurale, si dhe panairin e prodhimeve të grave nga rajoni etj.

Këtij takimi, që përkrahet nga OSBE-ja , iu drejtua edhe znj. Sanja Mihajlloviq nga OSBE-ja, e cila theksoi se Projekti për promovimin e barazisë gjinore në bashkëpunim me Grupin e Grave Deputete do të ketë përkrahje të vazhdueshme nga OSBE-ja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)