25 Prill 2024

Bashkëpunimi me parlamentet e Amerikës me rëndësi për Kosovën

Prishtinë, 21 maj - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot ka takuar kryetarin e Konferencës së Amerikës qendrore dhe Evropës, David Balsa, me të cilin diskutoi për çështjet e bashkëpunimit ndër parlamentar.

Kryetari Veseli vlerësoi lartë misionin dhe organizimin e Asamblesë ndër kontinentale të mbajtur në Panama, duke theksuar se sesionet e tilla janë dëshmi e mirë se si parlamentarizmi ka rol tejet të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve mes kuvendeve, popujve dhe kontinenteve.

Balsa theksoi se bashkëpunimi ndër parlamentar sjell mundësi dhe vlera të reja bashkëpunimi në mes të shteteve të kontinenteve dhe kulturave të ndryshme.

Kryetari Veseli potencoi se bashkëpunimi me parlamentet e Amerikës qendrore ka rëndësi të veçantë për Kosovën, sepse një pjesë e këtyre shteteve ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Kryetari Veseli vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit ndër parlamentar, ndër kontinental, që të njihen me të arriturat e Republikës së Kosovës, si shtet që i kontribuon paqes, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit në rajon dhe më gjerë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)