26 Prill 2024

Vetëvendosje mbështet Partinë Laburiste Britanike

Prishtinë, 5 maj - Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka ndjekur zhvillimin e fushatës elektorale për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen këtë javë në Mbretërinë e Bashkuar.

Ne besojmë se mërgata shqiptare që jeton në Mbretërinë e Bashkuar duhet të informohet sa më shumë në lidhje me programet që kanë shpalosur tashmë partitë politike që marrin pjesë në këto zgjedhje, në mënyrë që të përfshihet në këtë proces zgjedhor duke mbështetur alternativën më të mirë të mundshme.

Ne vlerësojmë se propozimet programore të paraqitura nga Partia Laburiste janë më të mira për këto zgjedhje sepse ka përfshirë në alternativën e saj rritjen e rrogës minimale, mbrojtjen e sistemit publik shëndetësor, uljen e tarifave të arsimit, mbrojtjen e punëtorëve nga kontrata shfrytëzuese, kopshte publike falas për fëmijët, reformimin e sistemit bankar, uljen e moshës së votimit deri në 16 vjeç, mbikëqyrjen e rritjes së pakontroluar të qirave, uljen e tatimit për bizneset e vogla, etj.

Këto pika programore gjenden edhe në alternativën qeverisëse të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Këto janë propozime të rrënjosura në vlera social-demokrate që ne i ndajmë me Partinë Laburiste dhe që ne besojmë se e përmirësojnë jetën e emigrantëve shqiptarë që jetojnë aty dhe në përgjithësi jetën e qytetarëve të Mbretërisë së Bashkuar.

\"Lëvizja VETËVENDOSJE! i bën thirrje mërgatës shqiptare që ka emigruar në Mbretërinë e Bashkuar nga të gjitha trevat shqiptare, e që kanë të drejtën e votës, ta shfrytëzojnë këtë të drejtë ditën e enjtë në datën 7 maj duke marrë pjesë masivisht në këto zgjedhje\", thuhet në komunikatën e VV-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)