25 Prill 2024

Vihet gurthemeli i ambasadës së SHBA-së

Prishtinë, 5 maj -  Ambasadorja Tracey Ann Jacobson, presidentja Atifete Jahajga dhe kryeministri Isa Mustafa e kanë vënë gurthemelin për ndërtimin e objektit të ri të ambasadës së SHBA-së në Kosovë.

Ndërtimi i saj do të bëhet në hapësirën prej 5 hektarësh në lagjen “Arbëria” në kryeqytet, tokë kjo që i është dhënë Ambasadës në shfrytëzim për 99 vjet.

Objektin e Ambasadës Amerikane në Kosovë do ta ndërtojë “B. L. International of Birmingham” nga Alabama.
I gjithë projekti për ndërtimin e kësaj ambasade pritet të përfundojë në vitin 2017.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka deklaruar se Ky moment shënon fillimin e ndërtimit të shtëpisë tuaj të përhershme në Kosovë, në shtetin tonë të ri qytetarët e të cilit u janë përjetësisht falënderues dhe mirënjohës për rolin e guximshëm dhe historik që keni në bërjen e Kosovës shtet.

\"Bashkë kemi bërë goxha një udhëtim. Qëndruat përkrah nesh në momentet më sfiduese të shekullit të kaluar, dhe bashkërisht nisëm një kapitull të ri të shpresës dhe optimizmit në fillim të këtij shekulli për të kurorëzuar përpjekjet tona për Kosovën shtet të të gjithë qytetarëve të saj shtatë vite më parë\", ka theksuar ajo.

Sipas saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës qytetarët e Kosovës gjetën mbështetjen dhe besimin për realizimin e vizionit tonë për liri, pavarësi e demokraci. Përkundër shumë vështirësive, vullneti ynë i përbashkët triumfoi ndaj të keqes dhe sot si dy popuj që ndajnë vlerat fundamentale dhe idealet e demokracisë shënojmë edhe një fillim të ri – atë të vendosjes së adresës tuaj permanente si simbol i qëndrueshmërisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)