25 Prill 2024

Kanadaja vazhdon përkrahjen për Kosovën

Prishtinë, 4 maj - Presidentja e Republikës së Kosovës  Atifete Jahjagapriti sot në takim ambasadoren e Kanadasë në Zagreb, jo rezidente përKosovën, Louise LaRocque.

Presidentja Jahjaga me ambasadoren LaRocque bisedoi për zhvillimet e përgjithshme në vendin tonë si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror midis dy vendeve, në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

Ajo e çmoi lartë mbështetjen që Kanadaja i kanë dhënë Institucioneve të Republikës së Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit.

Ambasadorja e Kanadasë zonja Louise LaRocque shprehu përkushtimin e vendit të saj për të thelluar dhe fuqizuar bashkëpunimin me institucionet e Kosovës.

Presidentja Jahjaga, së bashku me ambasadoren LaRocque vizituan  projektin e “Girls Coding Kosova, Open Data”,  përmes së cilit bëhet trajnimi i vajzave në përdorimin e teknologjisë informative. Ky projekt që është mbështetur nga qeveria e Kanadasë dhe nga Rrjeti i Grupe të Grave të Kosovës, ka për synim rritjen e transparencës së punës së institucioneve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)