19 Prill 2024

Komunitetet pakicë janë tregues i harmonisë ndëretnike e ndërfetare

Prishtinë, 4 maj - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim një delegacion të komunitetit goran të Kosovës.

Kryeministri Mustafa i ka uruar pjesëtarët e komunitetit goran për ditën e këtij komuniteti, që shënohet me 6 maj, duke vlerësuar angazhimet e përbashkëta të komuniteteve në ndërtimin e Republikës së Kosovës.

Kryeministri Mustafa theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të përkrahur të gjitha komunitetet pakicë, përfshirë edhe komunitetin goran, dhe për integrimin e plotë në shtetin dhe në shoqërinë kosovare.

Kryeministri Isa Mustafa po ashtu vlerësoi se komunitetet pakicë janë tregues i harmonisë ndëretnike e ndërfetare, si dhe multikulturalizmit në Republikën e Kosovës.

Përfaqësuesit e komunitetit goran, të cilët përfaqësonin një numër të organizatave jo qeveritare, shprehën angazhimet e tyre për fuqizimin e rolit të tyre në shtetin e  Kosovës, duke shprehur edhe shqetësimet e tyre aktuale.

Ata ftuan kryeministri Isa Mustafa që të vizitojë vendbanimet e tyre dhe që të ofrohet më shumë përkrahje e të fuqizohet bashkëpunimi me këtë komunitet.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)