28 Mars 2024

VV: Të ndalen përndjekjet dhe arrestimet ndaj aktivistëve

Prishtinë, 4 maj -  Lëvizja Vetëvendosje konsideron se pushteti aktual, përmes policisë dhe sistemit gjyqësor që i ka kapur, ka nisur fushatë kundër aktivistëve të Lëvizjes.

Të premten më 1 maj, në Aeroportin “Adem Jashari”, arrestoi Sekretarin Organizativ të Lëvizjes Vetëvendosje!, Dardan Molliqaj, pa asnjë arsyetim; mbrëmë në pikëkalimin kufitar në Vërmicë ka arrestuar aktivistët Frashër Krasniqi dhe Etlevë Malushaj.

Për më tepër, ditëve të fundit, shumë aktivistëve të tjerë i janë dërguar edhe ftesa nga gjykatat, për pjesëmarrjen e tyre në aksione politike dhe protesta të organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje!.

\"Qeveria LDK-PDK-Srpska po kalon nëpër ditë të vështira, duke u përballur me greva e protesta të ndryshme, për shkak të gjendjes së mjerueshme në të cilën e kanë sjellë Republikën e Kosovës dhe qytetarët e kësaj Republike.\"

\"Thellimi i mjerimit social; koncesionet e vazhdueshme me Serbinë në dëm të interesit shtetëror të Kosovës; si dhe vendimet e tjera që pritet të merren nga kjo Qeveri, po e nxisin revoltën qytetare të cilën ky pushtet po tenton ta shtypë paraprakisht, përmes kësaj fushate të arrestimeve\", thekson Vetëvendosje.

Lëvizja Vetëvendosje! konsideron se aksionet politike dhe protestat janë të drejta, legjitime dhe të domosdoshme karshi vendimeve të dëmshme të kësaj qeverie. Nuk është dhe nuk mund të jetë demokratik asnjë shtet e as pushtet që përndjek qytetarët e vet për shkak të pakënaqësisë që ata kanë dhe për shkak të shprehjes së kësaj pakënaqësie.

Qeveria e Kosovës e ka për obligim t’ua materializojë vullnetin e ta mbrojë interesin e qytetarëve të Republikës, e jo t’i arrestojë ata të cilët ngulin këmbë në këtë obligim të Qeverisë. Përndjekjet dhe arrestimet e tilla ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje! duhet të ndalen menjëherë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)