29 Mars 2024

Shabani: Gazetarët u kërcënuan dhe u sulmuan fizikisht

Prishtinë, 3 maj -  Kryetari i AGK-së Zekirja Shabani, në ditën e lirisë së shtypit ka deklaruar se janë 24 raste vitin e kaluar kur gazetarët pësuan në kryerje të detyrës,u kërcënuan dhe u sulmuan fizikisht. 


“Vetëm këtë vit kemi 6 raste të dhunës ndaj gazetarëve. “Nuk janë thjeshtë emra, data dhe numra. Janë jetë te kolegëve tanë që u rrezikuan në përpjekje për të thënë të vërtetën.  Për të zbuluar abuzimet me paratë publike, korrupsionin e për të informuar drejtëqytetarët me atë çfarë ndodhë në vend”, ka theksuar Shabani në  aktivitetin simbolik të organizuar për ditën ndërkombëtare të lirisë së shtypit. 


Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u bënë thirrje institucioneve që të vënë në funksion mekanizmat ligjor për të krijuar një ambient më të përshtatshëm për zhvillimin e lirisë së shprehjes, si një instrument i rëndësishëm i zhvillimit të demokracisë.

“Kolegëve gazetarë u themi tëmos dekurajohen nga situata e krijuar në vend dhe të vazhdojnë të raportojnë drejtë dhe në mënyrë profesionale. Të shkruajmë shlirë dhe ti mbajmë përgjegjës të gjithë për përgjegjësitë që kanë. Të flasim për padrejtësitë që na bëhen duke filluar nga vendet tona të punës. “Fol, Mos Hesht!” është edhe moto e këtij aktiviteti të sotëm. Pra të ngrisim zërin për kushte më të mira të punës për gazetarët dhe krijimin e një ambienti të sigurt për punë”, ka theksuar Shabani.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)