29 Mars 2024

Kryetari Veseli udhëtoi për në Strasburg

Prishtinë, 28 prill - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në krye të një delegacioni parlamentar, ka udhëtuar sot për në Strasburg të Francës.

Delegacioni parlamentar i Kosovës do të marrë pjesë në takimin e shtatë ndërparlamentar: Parlamenti Evropian – Kosova, i cili zhvillon punimet më 29-30 prill 2015.

Takimi do të bashkëkryesohet nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryesuesi i Delegacionit të PE-së për marrëdhënie me Bosnjë dhe Hercegovinën dhe Kosovën, Tonino Picula.

Në takim do të diskutohet për progresin e Kosovës drejt integrimit Evropian, Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe përfshirjen e Kosovës në Programet e BE-së, liberalizimin e vizave, bashkëpunimin rajonal, dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar.  

Në përbërje të delegacionit, të kryesuar nga kryeparlamentari Veseli, janë: Xhavit Haliti, Sabri Hamiti dhe Aida Dërguti – nënkryetarë të Kuvendit, Enver Hoxhaj, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, Teuta Sahatqija, kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane, Pal Lekaj, deputet nga Grupi Parlamentar i AAK-së, Haxhi Shala, kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencionit Kosovar për Inteligjencë dhe Ganimete Musliu, anëtare e Komisionit për Punë të Brendshme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)