16 Prill 2024

Ministri i Jashtëm gjerman Steinmeier sot viziton Kosovën

Prishtinë, 28 prill - Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Dr. Frank-Walter Steinmeier, sot do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Me këtë rast, ministri Dr. Steinmeier do të zhvillojë takime me krerët shtetërorë të Kosovës me të cilët do të diskutojnë tema të ndryshme me interes bilateral.   

Ministri i jashtëm gjerman Dr. Steinmeier do të takohet fillimisht me kryetaren e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, e më pas edhe me kryeministrin, Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrin e parë dhe njëherësh ministrin e Jashtëm, Hashim Thaçi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)