26 Prill 2024

Mustafa në përkujtimin e Masakrës së Mejës e Korenicës

Prishtinë, 27 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në përkujtimin e Masakrës së Mejës e Korenicës, e ndodhur më 27 prill 1999, ku u vranë dhe u zhdukën 377 shqiptarë.

\"Mëngjesin e hershëm të 27 prillit të vitit ’99 të mbijetuarit e masakrës më të madhe dhe më makabre të forcave okupuese serbe ndaj popullsisë civile në Kosovë, e kanë përshkruar si ‘kalvar vdekjeje’. Në drejtim të Mejës, golgotës së Dukagjinit, sipas një plani të përgatitur në mënyrën më kriminale nga forcat serbe, i orientuan banorët e fshatrave Necaj, Nivokaz, Dobrosh, Sheremet, Jahoc, Ponoshec, Racaj, Ramoc, Madanaj dhe Orize në këtë “Lëndinë Pikëllimi” ku u vranë dhe u masakruan 377 shqiptarë, disa prej të cilëve edhe sot, 16 vjet pas, konsiderohen të pagjetur\", ka theksaur ai.,

Sipas tij Masakra e Mejës është një nga dëshmitë më të forta që Serbia kishte qëllim spastrimin dhe shfarosjen e popullatës shqiptare.

\"Kosova ka demonstruar dhe po demonstron gatishmërinë e bashkëpunimit me drejtësinë për të zbardhur të gjitha dyshimet dhe akuzat që rëndojnë mbi njerëzit e sa\", ka theksuar ai.

Në Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur, ju ftoj të gjithë juve që të bashkëpunojnë me institucionet kompetente për të plotësuar të gjitha detyrimet tona, në mënyrë që ta përshpejtojmë procesin e identifikimit dhe procesin e kthimit të njerëzve tanë, të mbledhim faktet, të ndërtojmë dosjet e krimeve, t’i argumentojmë akuzat dhe të avokojmë për përshpejtimin e procesit të vënies para drejtësisë të kryesve të krimeve në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)