18 Prill 2024

Veseli e Ahmeti vlerësojnë ruajtjen e stabilitetit politik ndër fqinjësor

Prishtinë, 27 prill - Bashkëbiseduesit vlerësuan se vizitat dhe takimet e tilla janë në frymën e bashkëpunimit e të marrëdhënieve të mira që të dyja vendet, respektivisht parlamentet e tyre, kultivojnë midis tyre

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, prit sot në takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoni, Ali Ahmeti, me të cilin bisedoi për marrëdhëniet shumë pozitive ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, si dhe për mundësitë e avancimit të mëtejmë të tyre.

Në takim u theksua nevoja e ruajtjes së stabilitetit politik ndër fqinjësor, si dhe e thellimit të bashkëpunimit në fushat me prioritet, si ajo ekonomike dhe arsimore. U vlerësua, gjithashtu, se lëvizja e lirë e qytetarëve, ideve, mallrave dhe shërbimeve, begaton edhe më tej bashkëpunimin e shkëlqyer fqinjësor midis dy vendeve.

Kryetari Veseli potencoi rëndësinë e kultivimit të mëtejmë të paqes dhe forcimit të stabilitetit në mbarë rajonin tonë, në frymën e orientimeve të përbashkëta euro-atlantike.

“Rruga jonë dhe vlerat tona të përbashkëta janë brenda integrimeve euro-atlantike, prandaj fqinjësia e shkëlqyer ndërshtetërore bëhet edhe më kuptimplotë”, theksoi kryetari Veseli.

Kryetari i BDI-së, Ahmeti, vlerësoi lart hapat që ka bërë Kosova në rrugën e saj të zhvillimit e të integrimit, ndërsa potencoi interesimin me të cilin ndiqen zhvillimet në Kosovë dhe rreth saj.

Në takim u vlerësua se duke pasur parasysh që Kosovën dhe Maqedoninë, si dy shtete fqinjë, i lidhin shumë interesa të përbashkëta, ato duhet ta ndihmojnë njëra-tjetrën në çdo proces. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)