20 Prill 2024

Qeveria kushtëzon Asociacionin me shuarjen e strukturave paralele

Prishtinë, 27 prill - Procesin e themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe, Qeveria e Kosovës e ka ndërlidhur me shuarjen e plotë të strukturave paralele.

Kjo i ka “bindur” serbët që t’i hyjnë këtij procesi. Gazeta merr vesh se nga e hëna do të nisë intervistimi i serbëve, të cilët për 15 vjet u kanë shërbyer strukturave paralele serbe, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo do të bëhet me qëllim të verifikimit të aftësive të tyre profesionale për t’i sistemuar pastaj nëpër pozita përkatëse.

Vetë pjesëtarët e formacionit Mbrojtja Civile, të cilët duan të integrohen në sistemin e Kosovës duhet ta marrin “mundin”për t’iu nënshtruar procedurave të Qeverisë së Kosovës.

Numri i këtyre pjesëtarëve është rreth 500.

Por problemi mbetet vërtetimi i gjendjes në terren megjithëse Serbia vazhdimisht ka deklaruar se ka bërë shuarjen e strukturave të saj në Kosovë.

Beogradi e ka bërë të kundërtën duke ua vazhduar jetën ilegalëve me vendime qeveritare, sikurse ishte rasti me kryetarët ilegalë të komunave ku udhëheq Lista Serbe.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)