26 Prill 2024

Mustafa informon ambasadorin Rapp për Gjykaten Speciale

Prishtinë, 20 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim Ambasadorin e ngarkuar për Çështje të Krimeve të Luftës, kryesues i Zyrës për Drejtësi Globale Penale në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve, Stephen J. Rapp.

Kryeministri Mustafa dhe Ambasadori Rapp biseduan për përparimin që është bërë në procesin e themelimit të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, që përfshinë ndryshime kushtetuese dhe ligjore të nevojshme.

Kryeministri Isa Mustafa e informoi për hapat që janë ndërmarrë nga institucionet e Republikës së Kosovës, në këtë drejtim.

Kryeministri Mustafa po ashtu theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës dhe besimin në pjekurinë e institucioneve të Kosovës për të marrë vendime të rëndësishme. 

Ambasadori i ngarkuar për Çështje të Krimeve të Luftës, Stephen J. Rapp, vlerësoi punën e deritashme që kanë bërë institucionet e Kosovës si dhe inkurajoi për hapat e rëndësishëm dhe të nevojshëm që duhet të ndërmerren, në vijim.

Ambasadori Rapp gjithashtu shprehu interesimin dhe gatishmërinë e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar, në këtë proces.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)