29 Mars 2024

Jahjaga: Gjykata Speciale nuk do ta cenojë rendin kushtetues

Prishtinë, 2 prill - Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga ka thënë se duhet një konsensus i gjerë shoqëror për themelimin e Gjykatës Speciale.

Jahjaga në një intervistë për ‘Epokën e re’ ka deklaruar se kjo gjykatë nuk do ta cenojë rendin kushtetues të Kosovës në rast se themelohet nga institucionet e vendore.

“Do të cenohej në rast se do të lejohej që një tjetër instancë ta krijonte Gjykatën Speciale, duke injoruar institucionet e vendit dhe duke funksionuar jashtë sistemit juridik të vendit”, është shprehur Jahjaga.

Ajo ka shtuar me tutje se Gjykata Speciale do të merret me raste individuale, assesi me përpjekjet kolektive për liri e pavarësi dhe me pastërtinë e luftës dhe të UÇK-së.

/Epoka e re/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)