19 Prill 2024

Cliff: Kosovës nuk i duhen njerëz që kalojnë kohën nëpër kafene

Prishtinë, 2 prill - Për katër vjet të qëndrimit të tij në Kosovë, ambasadori Ian Cliff nuk ka vërejtur asnjë ndryshim sa i përket zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

Kurse emërimet politike në krye të institucioneve shtetërore dhe agjencive të pavarura, duke anashkaluar profesionistët, sipas britanikut, vetëm sa janë rritur.

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, ambasadori në largim ka potencuar se Kosovës nuk i duhen njerëz që shumicën e kohës e kalojnë nëpër kafene, duke mbrojtur shefat e tyre ministra.

Duke folur për cilësinë e jetës në Kosovë, Cliff thotë se është e tmerrshme që shumica e njerëzve jetojnë në varfëri, si pasojë e hendekut që ekziston mes politikanëve dhe qytetarëve. Kurse për ata që kanë shtëpi e vetura të shtrenjta, britaniku ka dyshime se i kanë bërë nga korrupsioni.

Si suksesin më të madh gjatë këtyre viteve, Cliff e sheh dialogun me Serbinë.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)