29 Mars 2024

Sharif Al Ulama, dorëzoi letrat kredenciale

Prishtinë, 1 prill - Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadoren e Emirateve të Bashkuara Arabe në Podgoricë,  jorezidente për Kosovën, zonjën Hafsa Abdullah Mohammed Sharif Al Ulama, e cila i dorëzoi letrat kredenciale.

Presidentja Jahjaga vlerësoi se marrëdhëniet midis Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe janë shumë të mira dhe shprehu përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

Ajo e çmoi lartë mbështetjen që Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë dhënë Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit.

Presidentja Jahjaga e uroi ambasadoren Hafsa Abdullah Mohammed Sharif Al Ulama për detyrën e re, duke i dëshiruar punë të suksesshme gjatë mandatit të saj si ambasadore jorezidente e Emirateve të Bashkuara Arabe  në Republikën e Kosovës.

Ambasadorja Hafsa Abdullah Mohammed Sharif Al Ulama shprehu përkushtimin e vendit të saj për të thelluar dhe fuqizuar bashkëpunimin me institucionet e Kosovës në çdo sferë me interes dypalësh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)