20 Prill 2024

Thaçi pret njohjen nga Izraeli

Prishtinë, 1 prill - Zëvendëskryeministri, njëherësh edhe ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, të mërkurën ka pritur në takim ambasadorin e Izraelit në Beograd, Yossef Levy, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Thaçi ka shkruar në profilin e tij në “Facebook” se pret njohjen nga Izraeli.

“U takova sot me ambasadorin izraelit Yossef Levy me të cilin biseduam për bashkëpunimin në mes shteteve tona dhe popujve tonë. Shumë gjëra na bashkojnë sa i përket historisë, kulturës dhe orientimeve strategjike politike dhe shpresojmë se nuk do të kalon shumë kur kjo marrëdhënie do të formalizohet edhe me njohje nga Jerusalemi”, ka thënë Thaçi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)