29 Mars 2024

Keqpërdoret buxheti i shtetit nga qeveritarët e Listës Serbe

Prishtinë, 1 prill - Dy anëtarë të kabinetit qeveritar, zëvendëskryeministri Branimir Stojanoviq dhe ministri Lubomir Mariq, prej dy muajsh kanë bojkotuar punën e Qeverisë.

 Ata vazhdojnë të marrin paga, t’i kenë në dispozicion veturat, të hanë dreka e darka me para të shtetit e të bëjnë edhe shpenzime të tjera.

Të dy këta zyrtarë të Listës Serbe, bashkë me nëntë deputetët e këtij subjekti politik që ia konteston shtetësinë Kosovës, i kanë lëshuar institucionet prej kur kryeministri Isa Mustafa ka shkarkuar nga posti ministror Aleksandër Jablanoviqin, shkruan “Koha Ditore”.

Vendimi qe marrë pas protestave masive e të dhunshme që pati nxitur deklarata e Jablanoviqit, nëpërmjet së cilës i pati quajtur egërsira nënat e të zhdukurve të Gjakovës që patën penguar një pelegrinazh serb.

Prej 3 shkurtit kur ka ndodhur shkarkimi, as ministrat dhe as deputetët nuk kanë zhvilluar aktivitet zyrtar.

Pavarësisht nga kjo, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Lubomir Mariq, vetëm gjatë muajit shkurt ka bërë 4.269 kilometra rrugë me dy vetura zyrtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)