23 Prill 2024

Tahiri: Mbrojtja Civile, jashtë institucioneve të sigurisë

Prishtinë, 1 prill - Ministrja Edita Tahiri, thotë se pjesëtarët e “Mbrojtjes Civile” në veri të vendit nuk do të integrohen në institucionet kosovare të sigurisë.

Gjatë një bisede për gazetën “Zëri” Tahiri sqaron se marrëveshja e fundit e arritur në Bruksel, për shuarjen e të ashtuquajturës “Mbrojtja Civile”, nuk i integron këto struktura në institucionet e sigurisë së Kosovës, por vetëm në institucione civile.

Ajo shton se kjo Marrëveshje është pjesë e procesit për zhbërjen e strukturave paralele, në veri të Mitrovicës, dhe se integrimi i këtyre personave është i domosdoshëm.

Sipas Tahirit, Marrëveshja siguron që pjesëtarët e “Mbrojtjes Civile”, do të largohen nga ndërtesat që i kanë shfrytëzuar për 16 vjet në veri dhe po ashtu do ata do t’i dorëzojnë të gjitha pajisjet shfrytëzuese tek organet e Kosovë.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)