29 Mars 2024

Në krye të Vetëvendosjes ka udhëheqës me metoda diktatoriale

Prishtinë, 1 prill - Ajnishahe Halimi e profilizon Vetëvendosjen si subjekt politik në krye të së cilës ka udhëheqës që përdorin metoda diktatoriale.

Sipas saj, Sekretariati është organ i cili vendos për gjithçka në parti, e nëse ndonjëri prej anëtarëve e shmang atë, atëherë ai thirret në biseda informative.

Madje edhe deputetët e VV-së i nënshtrohen këtij diktati. Për “padëgjueshmëri” është thirrur në biseda edhe ish-koordinatorja e VV-së për Skenderaj, Ajnishahe Halimi.

Ajo ka deklaruar se sekretari i VV-së, Dardan Molliqaj, i ka kërkuar të bëjë “autokritikë” pas deklarimeve të saj, shkruan “Koha Ditore”.

Por, këshilltarja e Kuvendit Komunal të Skenderajt ka thënë se kjo ishte më e pakta që ka mundur të bënte, pas akuzave dhe fyerjeve që kishte marrë nga zyrtarët e lartë të VV-së.

VV-ja e Halimit u emeton anëtarëve të saj filma ideologjikë për t’i motivuar. Në një intervistë ekskluzive për “Kohën Ditore”, Halimi ka vendosur t’i çelë letrat.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)