28 Mars 2024

Kosova po vazhdon ta konsolidojë praninë e saj ndërkombëtare

Prishtinë, 31 mars - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim një delegacion të Grupit të Miqësisë Kosovë-Francë në Asamblenë Nacionale të Republikës së Francës, me të cilët bisedoi për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe proceset integruese të vendit.

Presidentja Jahjaga e falënderoi Grupin e Miqësisë për përkrahjen që vazhdon t’i japë Kosovës në avancimin e proceseve të saj demokratike dhe në veçanti në integrimet evropiane të vendit.

Ajo e vlerësoi ndihmën që Republika e Francës i ka dhënë Kosovës dhe theksoi rëndësinë e thellimit dhe të zgjerimit të bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet dy vendeve.

Presidentja Jahjaga foli për të arriturat dhe sfidat e Kosovës, në fushën e ndërtimit të shtetit të së drejtës, në luftimin e dukurive negative dhe vendosjen e sundimit të ligjit dhe të rendit, për migrimin ilegal dhe punën që po bëjnë institucionet e vendit në fushën e zhvillimit ekonomik, që mundëson hapjen e vendeve të reja të punës dhe gjithashtu edhe për krijimin e një klime të mirë të biznesit, që do të tërheqë investitorët e huaj.

Presidentja Jahjaga tha se Kosova po vazhdon ta konsolidojë praninë e saj ndërkombëtare, duke u bërë anëtare e një numri të madh organizatash ndërkombëtare, përfshirë edhe Frankofoninë, si një prej organizatave të rëndësishme në botë dhe tani po synon edhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Ajo tha se ka kërkuar nga institucionet e vendit që të përshpejtojnë procesin e përmbushjes së të gjitha kritereve të përcaktuara për liberalizimin e vizave, që do të mundësonte lëvizjen e lirë të qytetarëve të vendit.  

Delegacioni i Grupit të Miqësisë së Francës me Kosovën udhëhiqej nga kryetarja e Grupit, zonja Geneviève Gosselin-Fleury dhe në përbërje të tij ishte edhe nënkryetari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës  dhe kryetar i delegacionit parlamentar të Francës pranë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, zotëri René Rouquet.

Delegacionin e shoqëronte edhe ambasadorja e Republikës së Francës në Kosovë, zonja zonja Maryse Daviet.

Anëtarët e delegacionit e përgëzuan Presidenten Jahjaga për punën e bërë dhe rolin e saj dhe theksuan përkrahjen e tyre për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)