29 Mars 2024

Presidentja Atifete Jahjaga priti një delegacion rumun

Prishtinë, 30 mars - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti një delegacion rumun që po qëndron në Kosovë për t’u njohur me procesin e shtetndërtimit dhe zhvillimet politike e ekonomike në vend dhe rajon.

Presidentja Jahjaga e njoftoi delegacionin nga Rumania për përpjekjet e institucioneve të Kosovës që të forcojnë demokracinë dhe sundimin e ligjit, të ndërtojnë një ekonomi të tregut të lirë dhe të konsolidojnë praninë e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke nënvizuar njohjet e pavarësisë së saj.

Presidentja Jahjaga po ashtu foli për perspektivën evropiane të Kosovës dhe rëndësinë që kjo agjendë unifikuese bart për stabilitetin e Kosovës dhe të gjithë rajonit.

Në këtë mes, Presidentja Jahjaga përmendi edhe rolin konstruktiv që ka luajtur Kosova për të qenë faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon.

Delegacioni rumun, në përbërjen e të cilit ishte senatorja e Senatit rumun, Gabriela Cretu dhe këshilltarë të kryeministrit dhe parlamentit të Rumanisë, po qëndron në Kosovë nën organizimin e British Council dhe Fondacionit për Shoqëri të Hapur, në kuadër të përpjekjeve për të krijuar raporte mes shteteve që nuk ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe vendit tonë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)