28 Mars 2024

Jahjaga takon partitë opozitare për Gjykatën Speciale

Prishtinë, 6 mars -  Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në përputhje me rolin e saj kushtetues, po zhvillon takime me partitë opozitare të Republikës së Kosovës për t’i njoftuar liderët politik me përpjekjet e institucioneve të Kosovës për të përmbushur obligimet ndërkombëtare që lidhen me themelimin e Gjykatës Speciale.

Presidentja Jahjaga në takim me liderin NISMA, zotëri Fatmir Limaj tha se institucionet e Republikës së Kosovës janë duke u koordinuar për të përmbushur marrëveshjen ndërkombëtare të votuar në Kuvendin e Kosovës nga 2/3 e deputetëve.

Presidentja Jahjaga e njoftoi zotëri Limaj për bisedimet mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të BE-së për pakon legjislative e cila pritet të procesohet në muajt në vijim.

Presidentja Jahjaga theksoi nevojën e ndërtimit të një konsensusi politik dhe shoqëror për themelimin e Gjykatës Speciale, duke shtuar se kjo Gjykatë nuk do të gjykojë luftën dhe përpjekjet e Kosovës për liri dhe pavarësi, por do të merret me akuzat që dalin nga raporti i Këshillit të Evropës.

Presidentja Jahjaga gjatë ditës së sotme do ta takojë edhe liderin e Lëvizjes VETËVENDOSJE, zotëri Visar Ymerin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)