23 Prill 2024

Homazhe pranë varrit të Komandantit Legjendar Adem Jashari

Prekaz, 6 mars - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrat Hashim Thaçi dhe Kujtim Shala, si dhe ministra të tjerë të kabinetit qeveritar, bëri homazhe pranë varrit të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe varrezave të Familjes Jashari në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Skenderajt.

"17 vjet më parë Komandanti i UÇK-së, Adem Jashari dhe Familja Jashari ranë heroikisht në mbrojtje të idesë për liri dhe pavarësi të Kosovës. Ai është shembulli më i fortë i heroizmit, i sakrificës dhe i përkushtimit për vendin, për lirinë e vendit, për atdhedashurinë dhe për të ardhmen e këtij vendi", ka theksuar ai.

Mustafa ka theksuar se ne, sot, ia bëjmë nderimin dhe i kujtojmë të gjithë me admirim. 

"Poashtu tregojmë edhe përkushtimin tonë që të punojmë, që ta ndërtojmë këtë vend sipas idesë dhe dëshirës së atyre që u flijuan për liri dhe u flijuan për Kosovën\", ka pohuar ai.


Kurse Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka theksaur se vepra e familjes Jashari jetësoi kthesën historike.

“Sot në Prekaz kujtuam heroizmin e familjes Jashari. Vepra e tyre e jetësoi kthesën historike, që populli ynë e aspironte me shekuj të tërë. Sakrifica sublime e Jasharajve në marsin e vitit 1998 është rast i pashembullt i dashurisë e vetëmohimit për atdheun dhe na shërben si udhërrëfyes për të ardhmen e Republikës sonë të re”, ka thënë Thaçi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)