18 Prill 2024

Ymeri: Prekaz u bë epiqendra e lirisë së Kosovës

Prishtinë, 5 mars - Sot, në 17 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Visar Ymeri, bashkë me aktivistë dhe deputetë të tjerë të Lëvizjes, bënë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz, në shenjë nderimi dhe përuljeje ndaj veprës së familjes Jashari, me në krye Komandantin Legjendar Adem Jashari.
 
Visar Ymeri tha se para 17 viteve, pikërisht këtu në Prekaz, u bë epiqendra e lirisë së Kosovës.

Këtu, komandant Adem Jashari me tërë familjen e tij luftuan dhe u sakrifikuan për lirinë e Kosovës, për lirinë e popullit të Kosovës, dhe lirinë e Kosovës së popullit.

 “Sot pas 17 viteve, e kemi një Kosovë nga e cila qytetarët po ikin për shkak të shtrëngesave ekonomike dhe për shkak të pabarazisë. E kemi një Kosovë në të cilën po themelohet një asociacion i komunave serbe, me territor  të ndarë dhe buxhet të ndarë.\"

\"E kemi një Kosovë ku për çdo ditë e më shumë  Beogradi po bëhet faktor vendimmarrës në vendimet politike për Kosovën. E kemi një Kosovë në të cilën po rrezikohet Trepça, edhe të ndahet në dysh, edhe të tjetërsohet. E kemi një Kosovë në të cilën gjyqësia punon vetëm për disa dhe nuk punon për drejtësinë dhe për popullin e Kosovës”, theksoi Ymeri.
 
Ai shtoi se sa herë që vijmë dhe i kujtojmë dëshmorët, duhet domosdoshmërisht ta kujtojmë edhe  veprën e tyre, vepër kjo në funksion të aspiratës së tyre për një Kosovë të lirë, sovrane, dhe një Kosovë të kombit shqiptar e cila i bashkohet kombit shqiptar.

“Nuk mund t’i kujtojmë e të mos kujtojmë veprën e tyre, dhe nuk mund t’i kujtojmë dëshmorët nëse nuk punojmë për veprën e tyre dhe për aspiratën e tyre”, tha në fund Ymeri.

Nesër Kryetari, Visar Ymeri, së bashku me aktivistë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje! do të vizitojë familjen Jashari.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)